image Inspektorati në Prishtinë ua konfiskon mallin shitësve ambulantë në shesh

Sinjalizime

Inspektorati në Prishtinë ua konfiskon mallin shitësve ambulantë në shesh

news image

Inspektorët komunalë janë parë sot në një nga sheshet e Prishtinës, ku kanë marrë aksion kundër shitësve ambulantë.

Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, se Inspektorati ua ka konfiskuar mallin shitësve ambulantë në shesh.

Muaj më parë Komuna e Prishtinës zhvilloi një aksion të njëjtë, ku të gjithë shitësit u larguan nga sheshi “Nëna Terezë”, pasi që ata po vepronin aty pa leje.

Ndryshe, sheshet e kryeqytetit janë mbushur me shitës ambulantë dhe veprimtari të tjera ilegale, duke bërë që Inspektorati shpesh të konfiskojnë mallra në atë pjesë.

/GazetaSinjali/