image Nga po vijnë dhe ku po planifikojnë të shkojnë emigrantët sirianë?

Siguri

Botë/ Nga po vijnë dhe ku po planifikojnë të shkojnë emigrantët sirianë?

news image

Dhjetëra-mijëra emigrantë janë duke kaluar nga Turqia për në Bashkimin Evropian dhe mijëra të tjerë tani po përpiqen të hyjnë në Greqi.

Grekët thonë se do të jenë në gjendje të përballojnë fluksin e ri të emigrantëve në Gadishullin Ballkanik në çdo mënyrë të mundshme, ata po rritin mbrojtjen e kufijve dhe thonë se janë gati për një valë të re të emigrantëve.

Sipas ministrit të Jashtëm turk, Suleiman Sojlo,  deri dje më shumë se 100 mijë emigrantë u larguan nga Turqia përmes provincës Edirne në veriperëndim të vendit, në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë, përkatësisht Bashkimin Evropian.

Derisa, Greqia nuk ka konfirmuar se kufirin e kanë kaluar kaq shumë emigrantë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi gjatë fundjavës se rreth 13.000 emigrantë kanë mbërritur tashmë midis Greqisë dhe Turqisë

Turqia është shtëpia e gati katër milionë refugjatëve sirianë, si dhe emigrantëve që vijnë nga vendet e tjera.

Sidoqoftë, Turqia ka hapur derën për emigrantët për të udhëtuar në Bashkimin Evropian pasi të paktën 33 ushtarë turq u vranë në një sulm ajror në provincën Idlib të Sirisë javën e kaluar.

Turqia ka deklaruar se nuk mund të përballojë numrin e njerëzve që ikin nga lufta në Siri dhe duke shpresuar për një jetë më të mirë në Evropë.

Agjencia Evropiane e Mbikëqyrjes së Kufijve “Frontex” ka njoftuar se është “në gatishmëri të lartë” në kufirin evropian me Turqinë.

E pretenduara “Rruga ballkanike”e emigrantëve tregon dy drejtime. Rruga e parë nga Turqia për në destinacionet përfundimtare çon përmes Greqisë, Maqedonisë Veriore, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, ndërsa e dyta drejton përmes Greqisë, Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë për në Gjermani./Gazeta Sinjali/