image Nga PDK tregojnë pse nuk u arrit koalicioni me Nismën

Politikë

Nga PDK tregojnë pse nuk u arrit koalicioni me Nismën

news image

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo parti ka kauzat e saj politike, të cilat thotë se lidhen kryekëput me rimëkëmbjen e vendit.

Andaj, thotë se kjo parti nuk e ka pa të arsyeshme që të bëjë koalicion me parti të vogla, në mesin e të cilave është edhe Nisma Socialdemokrate, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ajo pse qëndrojmë si parti politike është se nuk këqyrim me i fitu këto zgjedhje mbi bazën e kalkulimeve, mbi bazën e bashkimit me disa parti të vogla rajonale, regjionale. Ne kemi kauzat tona politike të cilat lidhen kryekëput me rimëkëmbjen e shtetit të Kosovës.

Andaj nuk e kemi parë të arsyeshme që të zhvendosim vëmendjen në një çështje krejt tjetër, duke u lidhë me klientela, me njerëz të caktuar, të cilët duket sikur Partia Demokratike po përpiqet me çdo kusht me mbajt një pozicion të mirë të skenës politike”, tha Tahiri në T7, përcjell Gazeta Sinjali.

“Arsyeja që e kemi kundërshtuar në masë të madhe, me gjithë respektin me z.Limajn dhe për të tjetër, arsyeja që kemi kundërshtuar çfarëdo partie që ka qenë në koalicion më 2020, kanë qenë se ne kërkojmë mbështetjen e qytetarëve vetëm dhe jo duke u lidhur me dy a tri parti të vogla”, tha ai.

Tahiri thotë se PDK ka “ecë larg” prej kohës kur pjesë e kësaj partie ka qenë edhe Limaj. Tani, ai thotë se kjo parti është ambient i ri.

“Nuk është një ambient si kur ka qenë Limaj”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/