image Nga nesër Londra do të futet në izolim deri më 30 dhjetor, këto janë masat e marra

Evropë

Nga nesër Londra do të futet në izolim deri më 30 dhjetor, këto janë masat e marra

news image

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka folur në një konferencë për media rreth masave të reja për fundvit, transmeton Gazeta Sinjali.

Johnson njoftoi se kufizimet do të jenë për pjesët e Londrës, jug-lindje dhe lindje të Anglisë. Sipas tij, në këto zona në të cilat qytetarët do të hyjnë në karantinë, duhet të ndjekin disa rregulla.

“Të gjitha nivelet do të vazhdojnë të rishikohen rregullisht, me rishikimin e ardhshëm zyrtar në 30 dhjetor”, tha ai.

Sipas rregullave, banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi, përveç përjashtimeve të kufizuara, duhet të mbyllen shitjet me pakicë jo-thelbësore, palestrat e brendshme dhe pajisjet e kohës së lirë dhe shërbimet e kujdesit personal.

Po ashtu, njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia nëse munden, përveç nëse kjo nuk është e mundur p.sh. sektorët e prodhimit dhe ndërtimit.

Masat hyjnë në fuqi nga nesër në mëngjes (e diel 20 dhjetor).

/Gazeta Sinjali/