image Nga nesër 6 orë me rrymë, 2 orë reduktime në Kosovë

Kosovë

Nga nesër 6 orë me rrymë, 2 orë reduktime në Kosovë

news image

KEDS-i ka njoftuar të dielën që nga nesër fillojnë reduktimet në gjithë Kosovën.

Pra do të ketë gjashtë orë rrymë dhe më pas 2 orë mungesë të energjisë elektrike.

“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”.

Sipas KEDS-it, kjo për shkak të krizës energjetike globale.

Kosova dimrin e kaluar ishte përballur me krizë energjetike, si shumë vende të tjera të botës – por ky dimër është paralajmëruar si më problematik për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

/GazetaSinjali/