image Nga KQZ flasin pas vendimit të PZAP-it për mosnumërimin e votave me postë në Dragash

Nga KQZ flasin pas vendimit të PZAP-it për mosnumërimin e votave me postë në Dragash

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Dragashit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, lidhur me votat e ardhura përmes postës.

“Në vendimin e PZAP-it, lidhur me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon rundit të dytë Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, ka këshillë juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së për Gazetën Sinjali, Valmir Elezi.

Për këtë Elezi ka bërë të ditur se po presin që palët t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore./GazetaSinjali/