image Nga kjo ditë mund të aplikoni për tërheqjen e 10% nga Trusti

Financa

Nga kjo ditë mund të aplikoni për tërheqjen e 10% nga Trusti

news image

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nga e premtja do të fillojnë t’i pranojnë aplikacionet për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur ky fond përmes një njoftimi në webfaqen e tyre, në të cilin thuhet se ky aplikim mund të bëhet vetëm online.

“Pranimi i aplikacioneve për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale do të fillojë më 11.12.2020 në orën 15:00 (CET). Aplikimi mund të bëhet vetëm online përmes këtij portali”, thuhet në njoftimin e Trustit./Gazeta Sinjali/