image Bislimi: Kosova e ka rritjen ekonomike mbi 10%, i vetmi shtet në Evropë

Politikë

Bislimi: Kosova e ka rritjen ekonomike mbi 10%, i vetmi shtet në Evropë

news image

Zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi mohon ta quajë dështim situatën aktuale me të cilën po përballet Kosova, madje ai pretendon që Kosova e ka rritjen ekonomike mbi 10%, i vetmi shtet në Evropë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka thënë se Kosova qëndron shumë më mirë se të gjitha vendet e Evropës për kah rritja ekonomike.

“Përgjatë intervenimit tuaj 6 herë thatë keni dështu, keni dështu. Kjo mbetet në kamera pastaj. Ky nuk është mesazhi që duhet ta çojmë tek lexuesit. Kosova e ka rritjen ekonomike mbi 10%, i vetmi shtet në Evropë. Nëse ne e quajmë këtë dështim, qysh duhet me quajtë vendet e tjera që e kanë 5% rritjen ekonomike”, deklaroi Bislimi.

Ai tutje shtoi: “Atëherë vendet tjera duhet me quajtë depresion. Nëse dojmë me ngjallë e me çu atë mesazhin optimist edhe te partnerët tanë ndërkombëtarë që po punojmë me ritmin e duhur, ndoshta është mirë me gjet term më të butë se dështim“.

/GazetaSinjali/