Janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në Kosovë, kështu duke bërë që numri të shkojë në 125.
Rastet e konfirmuara janë raste kontakti , 11 prej tyre me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi për media.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Më tej, raportohet se janë shëruar edhe katër pacientë të tjerë, kështu duke bërë që numri i rasteve të shëruara të shkojë në 10./Gazeta Sinjali/