image Nga e marta dobësohet intensiteti i borës në Kosovë

Kosovë

Nga e marta dobësohet intensiteti i borës në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë se ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës me 20 mars, ky mot po i ngjanë një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas institutit, kjo situatë e parashikuar meteorologjike nuk është për t’u habitur sepse sipas statistikave që ka, borë ka rënë edhe në pjesën e parë të muajit prill.

Bora e cila po bie do të vazhdojë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por intensiteti i saj do të dobësohet nga e marta (23 mars Dita Botërore e Meteorologjisë)”, njofton IHMK-ja.

Mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdojë deri ditën e enjte.

Tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike. Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave. Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike”, njofton IHMK-ja.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Gazeta Sinjali/