image Nga e hëna shi, ky është parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Kosovë

Moti/ Nga e hëna shi, ky është parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

news image

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim.

Datat:

23.09 – Nga mëngjesi vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje shiu.

24.09 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten reshje shiu, e orëve të pasdites vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.

25.09-26.09 – Ditën e mërkurë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e enjte, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullimë.

27.09 – Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10C dhe 13C, e maksimalet nga 19C deri në 23C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.

Deri nga mesi i javës shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje./Gazeta Sinjali/