image Nga Diaspora, Vetëvendosje merr më shumë vota se të gjitha partitë dhe koalicionet bashkë, lëvdërohet nga Lëvizja e Kurtit

Kosovë

Përkrahje/ Nga Diaspora, Vetëvendosje merr më shumë vota se të gjitha partitë dhe koalicionet bashkë, lëvdërohet nga Lëvizja e Kurtit

news image

Në bazë të rezultatit të votimeve për zgjedhjet e 6 tetorit, shumica e mërgatës shqiptare simpatizojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga bashkatdhetarët tanë më të drejtë vote, subjekti i Albin Kurtit është votuar më së shumti duke u votuar me diferencë të madhe krahasuar me subjektet dhe koalicionet e tjera politike në Kosovë.

Lëvizja Vetëvëndosje e vetme, sipas votimit të diasporës, ka marr më shumë vota se të gjitha partitë dhe koalicionet bashkë.

Nga numri prej 1.324 i fletëvotimeve të vlefshme nga votimi përmes postës prej tyre LVV ka marr 7.030 vota, LDK 2.158 vota, PDK 2.139, Nisma-AKR 916 vota, AAK-PSD 555 vota.

Ky votim është përshëndetur nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes të cilët theksojnë se mërgata si çdoherë është bërë lokomotiva e ndryshimit në Kosovë.

Kandidati për deputet i këtij subjekti, Haki Abazi ka shkruar se mërgata nuk pranoi pushtimin dhe shpertheu rrethimin. Ai ka shtuar se edhe në kohen e Milloshevicit, mërgata financoi sistemin paralel, financoi edhe luftën e UÇK, e kurrë nuk ju nda rindertimit fizik e shpirtrorë të Kosovës, në këto zgjedhje edhe njëherë u bë lokomotiva e ndryshimit te madh.

“Ju falëmnderit o njerëz të mirë, pjesa e pandashme e kombit, ju qe keni sakrfikuar aq shumë, së bashku do t’ia dalim që të nxjerrim vendin dhe kombin tonë nga terri i shekujeve që e ka mbuluar dhe mendësitë e njerëzve të vegjël që e kanë mbajtur në gjunjë, të ndarë e të coptuar.Ju kemi borgj përgjithmonë!”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kandidati për deputet i kësaj partie, Haki Abazi. /Gazeta Sinjali/