image Nga Departamenti amerikan i Shtetit i thonë Kurtit se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës - Sinjali

Nga Departamenti amerikan i Shtetit i thonë Kurtit se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takim nga Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Këtë e ka bërë të ditur Chollet përmes një postimi në Twitter, duke thënë se çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës është përparimi në dialogun Kosovë-Serbi.

Chollet ka thënë se e ka falënderuar Kurtin për pritjen e shtetasve afganë dhe se ka ritheksuar përkushtimin e vendosur të ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Më vjen mirë qe e takova dje kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në Dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderova atë për pritjen e afganëve dhe ritheksova përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin