image Nga Beogradi thonë se Republika Nauru ka tërhequr njohjen e Kosovës

Mediat/ Nga Beogradi thonë se Republika Nauru ka tërhequr njohjen e Kosovës

news image

Republika Nauru nga Pacifiku, sipas mediave serbe, është shteti i 17-të që ka tërheqjur njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nauru është vendi i 17-të që ka tërhequr njohjen për Kosovën. Vetëm brenda këtij muaji, Nauru është vendi i dytë që ka bërë tërheqjen e pavarësisë së Kosovës, pas Ganës më 11 nëntor”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Sipas Daçiqit, Nauru do të ndërpresë të kontaktet e deritashme diplomatike që ka pasur me Kosovën. Ai i tha Tanjugut, se në notën që ia ka dërguar zëvendësi ministrit i jashtëm i Naurusë, ambasadës serbe në Australi, theksohet se Republika Nauru është bindur se vendimi për njohjen e Kosovës ishte i parakohshëm dhe në kundërshtim me parimet e Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuar.

Republika Nauru ndodhet në Oqeania dhe ka 13649 banorë. Kryeqyteti i tij është Yaren./Gazeta Sinjali/