image Putin i mbajti Guterres fjalim për Kosovën, kështu iu përgjigj ai - Sinjali

Putin i mbajti Guterres fjalim për Kosovën, kështu iu përgjigj ai

news image

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka përmendur Kosovën si shembull të shpalljes së pavarësisë dhe duke e përdorur si analogji me njohjen e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Mirëpo Guterres tha se Gjykata e OKB-së nuk e njeh të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.

“Por Kombet e Bashkuara nuk e njohën Kosovën”, ia ka kthyer Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së-Putinit.

Putin vazhdoi bisedën tutje duke përmendur vendimin e GJND-së për shpallje të pavarësisë.

“Jam shumë mirë i njohur, personalisht i kam lexuar dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së për Kosovën. Më kujtohet mirë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili thotë se gjatë realizimit të së drejtës për vetëvendosje, një territor i caktuar i asnjë shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje nga autoritetet qendrore për të deklaruar sovranitetin e tij”.

“Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet nga të gjithë. Unë personalisht lexova të gjitha komentet e autoriteteve amerikane, të vendeve evropiane, të gjithë e mbështetën. Nëse është kështu, atëherë DNR dhe LNR kanë të njëjtën të drejtë të deklarojnë sovranitetin e tyre, pa iu drejtuar autoriteteve qendrore të Ukrainës, sepse është krijuar një precedent”, tha Putin.

Donetsk dhe Luhansk janë dy rajone në lindje të Ukrainës që vetëm pjesërisht kontrollohen nga forcat ruse dhe popullsia e tyre nuk është e dominuar nga rusët. Rusia njohu pavarësinë e tyre pak para fillimit të sulmit mbi Ukrainën me 24 shkurt.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin