image Nga 32 mostra të testuara, 11 rezultojnë pozitiv me Covid-19 në Suharekë

Kosovë

Pandemia/ Nga 32 mostra të testuara, 11 rezultojnë pozitiv me Covid-19 në Suharekë

news image

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se nga 32 mostra që janë testuar, 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur vendbanimet e të infektuarve, si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

“5 raste janë në Krushicë të Poshtme, 3 në Suharekë, 2 Reshtan dhe 1 në Bukosh. Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen. Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë”, ka shkruar Muharremaj./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/525854704767110?__xts__[0]=68.ARDYdPkYpOdFnuTXVRFHwYsGq-k_ioDqeB-EZ8KbuEFdd1QDAbxCv0Q_PSBjBDlgmVBnbaUHI3XBUSDEVX8-ep3Q2PWzZ8cjYoU2iVu-c61IYGLHExr9ja3yrKRmpQ35SN37hRiqY1WSkiwqehdZnIX3ZbIL1xgNrxhbK5gMNQ0udQVO5SoTqavK6nXho4zMsaQ6MYH4nC1Gnqa0APVePkvbi9E1KbcKkkBHf67Q6V8mEvowBehM4XrIMDbHLAdRzt3ET9N5P8T_4lq7iok_Z6rx2QI6XupnOIaawCzrmpPooQpBr5Fi1GcEdO6nZohQlEVVi_guL5QSozn7wdw&__tn__=-R