Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se nga 32 mostra që janë testuar, 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur vendbanimet e të infektuarve, si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
“5 raste janë në Krushicë të Poshtme, 3 në Suharekë, 2 Reshtan dhe 1 në Bukosh. Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen. Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë”, ka shkruar Muharremaj./GazetaSinjali/