image Nga 19 rastet e reja me koronavirus, 14 janë vetëm nga Komuna e Vushtrrisë

Nga 19 rastet e reja me koronavirus, 14 janë vetëm nga Komuna e Vushtrrisë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se sot kanë rezultuar 19 raste të reja me koronavirus, ndërsa 24 janë shëruar plotësisht.

Nga 19 raste me koronavirus, 14 prej tyre kanë rezultuar pozitiv vetëm nga Komuna e Vushtrrisë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik) “, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kujtojmë që me lehtësimin e masave ka filluar prap rritja e numrit të të prekurve. /Gazeta Sinjali/.