Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga data 12 shtator qendrat e vaksinimt do të jenë të hapura edhe ditëve të vikendit.
Ministri Vitia ka bërë të ditur se rreth 600 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë të vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës antiCOVID.
Vitia ka njoftuar përmes një konference se vaksina do të ketë edhe më shumë në muajt në vazhdim.
“Pas shtimit të kapaciteteve në një anë dhe stabilizimit të numrit të vaksinave në dispozicion anën tjetër, duke filluar nga data 12 shtator vaksinimi do të bëhet edhe të dielave dhe nga mbi 400 e 10 mijë vaksinave të administruara gjatë muajit gusht presim që të kemi edhe më shumë persona të vaksinuar në shtator”, tha ai.