image Nga 1 janari vitit 2024, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në Zvicër

Kosovë

Nga 1 janari vitit 2024, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në Zvicër

news image

Sekretariati Shtetëror për Migrim ka konfirmuar se nga 1 janari i 2024-ës, shtetasit kosovarë me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë.

Parlamenti Evropian më 18 prill i ka thënë Kosovës po për liberalizimin e vizave, një ditë më pas u nënshkruar edhe marrëveshja për lëvizje të lirë të kosovarëve.

Marrëveshja do t’u mundësojë mbajtësve të pasaportës biometrike të Kosovës – më së voni nga 1 janari 2024 e tutje – të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.

Mediumi zviceran Srf.ch ka shkruar se e kanë marrë konfirmimin nga Sekretariati Shtetëror për Migrim në Zvicër, që kosovarët të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza edhe drejt këtij shteti.

/GazetaSinjali/