image Neymar kërkon largimin nga PSG, dëshiron të kthehet te ky klub

Futboll

Neymar kërkon largimin nga PSG, dëshiron të kthehet te ky klub

news image

Neymar ka informuar drejtuesit e PSG-së se dëshiron që të largohet nga klubi këtë verë.

Ylli brazilian njoftoi presidentin e parisienëve Nasser al-Khelaifi të dielën, se dëshiron që ta përfundojë kontratën, raporton L’Equipe.

Ajo që ka mërzitur Neymar është lajmi se 31-vjeçari dëshiron rikthim te Barcelona.

Braziliani luajti katër sezone në Camp Nou, ku fitoi dy tituj të La Liga-s dhe Ligën e Kampionëve, përpara se t’i bashkohej PSG-së në një marrëveshje rekord në 2017.

Lajmi shton dhimbjen e kokës për presidentin Al-Khelaifi, me Leo Messin e larguar dhe me të ardhmen e Kilian Mbape të paqartë.

Ylli francez është duke u stërvitur larg skuadrës së parë të drejtuar nga Luis Enrike, ndërsa po përpiqet që të largohet nga Parc des Princes, me PSG-në e vendosur që të shmangë largimin e 24-vjeçarit falas në verën e 2024-ës.

/GazetaSinjaliSporti/