image Neymar Jr thyen edhe një rekord tek PSG

Futboll

Neymar Jr thyen edhe një rekord tek PSG

news image

Neymar Jr ka shënuar edhe një gol për PSG sonte nga pika e bardhë.

Ky gol për brazilianin ishte tepër i veçantë sepse është goli i tij i 50-të në Ligue 1, që prej kur u transferua tek parisienët, shkruan Sinjali Sportiv.

Për të arritur këtë shifër atij i janë dashur vetëm 58 ndeshje dhe kështu bëhet futbollisti i parë tek parisienët që shënon 50 gola në Ligue 1 në vetëm 58 ndeshje.

Neymari po kalon një formë fantastike që nga viti i kaluar dhe gjithashtu është afër rinovimit të kontratës me PSG.

/Sinjali Sportiv/