Neymar Jr ka shënuar edhe një gol për PSG sonte nga pika e bardhë.
Ky gol për brazilianin ishte tepër i veçantë sepse është goli i tij i 50-të në Ligue 1, që prej kur u transferua tek parisienët, shkruan Sinjali Sportiv.
Për të arritur këtë shifër atij i janë dashur vetëm 58 ndeshje dhe kështu bëhet futbollisti i parë tek parisienët që shënon 50 gola në Ligue 1 në vetëm 58 ndeshje.
Neymari po kalon një formë fantastike që nga viti i kaluar dhe gjithashtu është afër rinovimit të kontratës me PSG.