Sulmuesi brazilian, Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi kanë sjellë në jetë vajzën e tyre, Mavie. Ata kanë postuar një sërë fotosh në Instagram për të dhënë lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vogëlushes.
“Mavie jonë mbërriti për të na kompletuar jetën tonë. Mirë se vjen bijë! Të duam shumë të gjithë, faleminderit që na zgjodhe“, ka shkruar Bruna poshtë fotografive të ëmbëla.
Çifti në këto foto duken më të lumtur se kurrë, pavarësisht se kohët e fundit u aludua shumë për një krisje në marrëdhënien e tyre.
Në mediat e huaja kanë qarkulluar shumë lajme gjatë kohës që Biancardi ishte shtatzënë, se futbollisti i njohur e ka tradhtuar. Gjatë asaj kohe Biancardi doli me një deklaratë të shkurtër që pak a shumë konfirmoi zërat.
Bruna Biancardi është një influencer në mediat sociale nga Brazili. Bukuroshja brune ka lindur më 15 prill 1994 dhe aktualisht është 29 vjeç. Bruna ka studiuar për modë dhe është marrë me marketing dhe menaxhim të tregtisë elektronike për më shumë se 8 vjet.
Për ironi të fatit, Bruna Biancardi, mban emrin e ish- të dashurës së fundit të Neymar, Bruna Marquezine, me të cilën ai pati një lidhje shumëvjeçare. Neymar ka dhe një djalë tjetër Davi Lucca, 12 vjeç.