image Nexhmije Pagarusha la amanet këngën që do t'i lëshohej natën e varrit
[wp-story id="814678"]

Përkujtim/ Nexhmije Pagarusha la amanet këngën që do t’i lëshohej natën e varrit

news image

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë të premten (7 shkurt) në moshën 86 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

‘Bilbili i muzikës shqipe’ ka lënë pas vetes një trashëgimi të madhe muzikore, prandaj humbja e saj lë një zbrazëtirë të madhe në artin muzikor shqiptar.

Pagarusha la edhe një amanet qysh në vitin 2003.

Këngëtari, Korab Shaqiri e ka bërë publik një dokument ku shkruan se ajo e ka kërkuar që natën e varrit t’i lëshohet “Lugina e Dashurisë” nga Ilir Shaqiri.

“Kur të vdes, atë natë të ma lëshoni te varri CD-në ‘Lugina e Dashurisë’ të këngëtarit Ilir Shaqiri”, shkruan në dokumentin e nënshkruar nga Pagarusha në vitin 2003.