Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë të premten (7 shkurt) në moshën 86 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.
‘Bilbili i muzikës shqipe’ ka lënë pas vetes një trashëgimi të madhe muzikore, prandaj humbja e saj lë një zbrazëtirë të madhe në artin muzikor shqiptar.
Pagarusha la edhe një amanet qysh në vitin 2003.
Këngëtari, Korab Shaqiri e ka bërë publik një dokument ku shkruan se ajo e ka kërkuar që natën e varrit t’i lëshohet “Lugina e Dashurisë” nga Ilir Shaqiri.
“Kur të vdes, atë natë të ma lëshoni te varri CD-në ‘Lugina e Dashurisë’ të këngëtarit Ilir Shaqiri”, shkruan në dokumentin e nënshkruar nga Pagarusha në vitin 2003.