image Nexhmi Rudari jep dy lajme të mira nga Podujeva

Kosovë

Njoftim/ Nexhmi Rudari jep dy lajme të mira nga Podujeva

news image

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka dhënë dy lajme të mira lidhur me situatën pandemike.

Rudari ka njoftuar se pacientja e dytë e infektuar me Covid-19 nga kjo komunë është shëruar si dhe  është hequr masa e karantinës për fshatrat Dumnicë dhe Llaushë.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë se sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u informuam për shërimin e plotë të pacientit të dytë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, kurse familja ku kishim personat e infektuar do të vazhdojë të qëndrojë në vetizolim”, ka shkruar Rudari në llogarinë e tij në Facebook.

Ai po ashtu ka apeluar te banorët e këtyre fshatrave dhe të gjithë Komunës së Podujevës t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe institucioneve të tjera, që sa më lehtë dhe pa pasoja për shëndetin ta përballojmë këtë sfidë./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/239271227449578