image Newcastle me lëvizje befasuese, ofron 70 milionë euro për yllin e Napolit

Futboll

Newcastle me lëvizje befasuese, ofron 70 milionë euro për yllin e Napolit

news image

Sheikët e Newcastlet janë gati të bëjnë një lëvizje të madhe në merkato.

Pasi nuk arritën të bënin më shumë për serbin Dushan Vlahoviç, sheikët janë gati të negociojnë me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Nigeriani ishte nën radarët e Liverpul përpara se ai të shkonte drejt Napolit. Tani duket se radarët nga Premier liga janë ndezur sërish, me Newcastle që është gati të paguajë për lojtarin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, De Laurentis nuk do ta lë sulmuesin të largohet për më pak se 70 milionë euro, por për Newcastle paratë nuk duken se janë më problem. /Gazeta Sinjali Sporti/