image “New Rules” e Dua Lipës thyen rekord në platformën “Spotify”

Muzikë

Muzikë/ “New Rules” e Dua Lipës thyen rekord në platformën “Spotify”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa çdo ditë po shënon suksese të njëpasnjëshme në industrinë e muzikës botërore.

Së fundmi, artistja ka bërë të ditur se kënga e saj “New Rules”, ka marrë mbi 1.3 miliard dëgjime në platformën “Spotify”, transmeton Gazeta Sinjali.

Kështu, në këtë mënyrë “New Rules”, është kënga më e dëgjuar që interpretohet nga një artiste në këtë platformë.

Për këtë sukses, Dua ka vendosur që t’i tregojë ndjekësve të saj se është tejet e lumtur me suksesin që ka arritur kënga.

“Wow, kjo është çmenduri”, ka shkruar artistja shqiptare sipër imazhit të publikuar në InstaStory.

Kujtojmë se kënga “New Rules”, ishte publikuar në korrik të vitit 2017. Kënga numëron mbi 2 miliardë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/