image Nesër rifillon mësimi në shkollat e Kamenicës

Kosovë

Arsim/ Nesër rifillon mësimi në shkollat e Kamenicës

news image

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Drejtoria Komunale e Arsimit në këtë komune.

“Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit se nesër (10 shkurt, e hënë) fillon procesi mësimor në të gjitha nivelet shkollore”, thuhet në njoftim.

Mësimi në shkollat e kësaj komune ishte ndërprerë të enjten më 6 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të fuqishme.

Ndërprerje të procesit mësimor, për shkak të motit të ligë, kishte pasur edhe në Komunat Klinë, Dragash e Istog./Gazeta Sinjali/