Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Drejtoria Komunale e Arsimit në këtë komune.
“Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit se nesër (10 shkurt, e hënë) fillon procesi mësimor në të gjitha nivelet shkollore”, thuhet në njoftim.
Mësimi në shkollat e kësaj komune ishte ndërprerë të enjten më 6 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të fuqishme.
Ndërprerje të procesit mësimor, për shkak të motit të ligë, kishte pasur edhe në Komunat Klinë, Dragash e Istog./Gazeta Sinjali/