Nesër, më 16 dhjetor, do të mbahet protestë përpara mabasadës serbe në Tiranë.
Protesta është thirrur nga Ismail Morina, i njohur si Ballisti, dhe pritet të fillojë në ora 11:00.
Arsye e protestës do të jetë kundërshtimi i “politikave shoviniste serbe” kundrejt Republikës së Kosovës.
Ballisti ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen kësaj proteste.
Ky është njoftimi i plotë i Ballistit:
Nesër, datë 16 dhjetor,ora 11:00 protestohet para ambasadës serbe në Tiranë në lidhje me politikat shoviniste serbe kundrejt REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
Jeni t’ lutur t’na bashkoheni.
Respekte