image Nesër pasdite fillon numërimi i votave të diasporës

Nesër pasdite fillon numërimi i votave të diasporës

news image

Të martën pasdite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor deri më 12 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1 mijë e 571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës.

“Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako”, deklaroi Elezi.

Ai tha se këto fletëvotime u takojnë 19 komunave të ndryshme.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta”, shtoi ai./GazetaSinjali/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm