image Nesër organizohet marsh për Astrit Deharin në Prishtinë

Kosovë

Përvjetori/ Nesër organizohet marsh për Astrit Deharin në Prishtinë

news image

Nesër, në 3 vjetorin e vdekjes së ish-aktivitistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, organizohet marsh në kujtim të tij dhe në kërkim të drejtësisë.

Marshi i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa organizata joqeveritare, do të fillojë nga ora 12:00 në sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë.

Sipas Kreshnik Ahmeti, anëtar i kryesisë së VV-së, në këtë marsh do të kërkohet marrja e disa veprimeve.

Bartja e rastit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Shkarkimi dhe hetimi i të gjithë personave përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga Qeveria, Policia, Drejtoria e Burgjeve, Prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore”.

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje u gjet  i vdekur pasditen e 5 nëntorit të viti 2016, brenda qelisë ku po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai vdiq në rrethana misterioze që ende pas tërë kësaj periudhe kohore nuk janë sqaruar./Gazeta Sinjali/