image Nesër në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Kosovë

Arsim/ Nesër në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

news image

Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë përmes një njoftimi në Facebook  ka thënë se me datë 5, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

“Bazuar në programin e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, MAShTI kërkon nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës që, nesër (e enjte), 5 mars 2020, ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e MASHT-it. /Gazeta Sinjali/