image Nesër në shesh parakalojnë FSK-ja dhe Policia e Kosovës

Kosovë

Nesër në shesh parakalojnë FSK-ja dhe Policia e Kosovës

news image

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se nesër me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës në shesh do të parakalojnë FSK-ja dhe Policia e Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, parakalimi do të bëhet nga ora 12:00 deri në orën 13:00, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes ju ka bërë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaSinjali/