Prishtina Parking ka njoftuar se operimet në terren përgjatë ditës së nesërme do të jenë të kufizuara.
Ky vendim sipas tyre është marrë për të ruajtur shëndetin e punonjësve të ndërmarrjes përgjatë orëve që karakterizohen me temperatura të larta.
“PP” gjithashtu njofton se në parkingjet me laura si dhe në zyrat qëndrore të ndërmarrjes operimet megjithatë do të vazhdojnë pa kufizime.
Prishtina Parking iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të realizojnë pagesat me SMS, Aplikacion ose bileta fizike sepse përkundër kufizimeve në operime, kontrolla do të ketë përgjatë ditës.