image Nesër mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, pritet të votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës

Shqipëri

Nesër mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, pritet të votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës

news image

Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar’ Sali Berisha mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD.

Punimet do të nisin në orën 10:00, ndërsa që në nisje do të bëhet verifikimi i mandateve të delegatëve, të cilët më pas do të duhet të votojnë disa qendra votimi të ngritura rreth stadiumit për propozimet e Berishës.

Mbi kartë janë të shënuara emër, atësi, mbiemri dhe pozicioni politik në parti ose degë i delegatëve, por edhe një kod sigurie që do ti  mundësojë Komisionit të Verifikimit të mandateve që do të ngrihet po nesër në kuvend për verifikimin e tyre lehtësisht.

Mediat në Shqipëri raportojnë se në Kuvend do të propozohen disa ndryshime statutore, për të cilat ka punuar një grup ekspertësh që iu bashkuan Sali Berishës, si Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi.

Dy më të rëndësishmet, miratimi i Nenit ‘Basha’ që përcakton se kryetari shkarkohet automatikisht nëse humb zgjedhjet e përgjithshme ose kalon në votëbesim nëse humbet ato lokale, dhe pëfshirja e anëtarësisë në marrjen e vendimeve nëpërmjet referendumit.

Nesër pritet që nëse ka kuorum, të votohet një mocion mos-besimi për Bashën, pra për ta shkarkuar. Organizatorët pohuan për Report Tv se nëse miratohet shkarkimi, do të ngrihet një komision që do të marrë drejtimin e partisë.

/GazetaSinjali/