image Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje

Politikë

Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje

news image

Ditë më parë është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët më 26 nëntor në Elbasan.

Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje. Kjo është bërë e ditur pas takimit që Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pati me homologun e saj shqiptar, Ilir Metën.

Në komunikatën e Zyrës së Presidentes thuhet se në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje në fusha të ndryshme.

Sipas Presidentes Osmani me Shqipërinë bashkëpunimi i vendosur prej kohësh më shumë fusha do të pasohet edhe me marrëveshje të tjera. Ajo përmendi mbledhjen e dy Qeverive, e cila do të mbahet më 26 nëntor në Elbasan, në të cilën Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë 16 marrëveshje të tjera, ndër të cilat ajo për lëvizjen e lirë, shkëmbimin tregtar, fushën e arsimit, drejtësisë apo infrastrukturës”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/