Nesër do të mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit, nën drejtimin Vjosa Osmanit.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila pritet të fillojë nesër prej orës 11:00, do të mbahet me kryetarët e grupeve parlamentare dhe në rend dite është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Theksojmë se, Osmani është zgjedhur me 65 vota për, në krye të Kuvendit në seancën e së hënës, pasi që Glauk Konjufca u propozua nga Albin Kurti si ministër i Punëve të Jashtme./GazetaSinjali/