image Nesër kthehen kosovarët e mbetur në Dubai

Kosovë

Sociale/ Nesër kthehen kosovarët e mbetur në Dubai

news image

Shumë shqiptarë të cilët kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, nesër do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Aeroplani me 136 persona në bord, rreth gjysma prej tyre shtetas të Kosovës, do të aterojë në aeroportin e Rinasit në Tiranë, e më pas do bëhet akomodimi i tyre.

Ndërsa, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se të gjithë udhëtarët janë të obliguar të kenë me vete maska dhe dorëza.

Ndryshe, të gjithë qytetarët që kthehen në Kosovë, janë të detyruar të qëndrojnë shtatë ditë në karantinën e Qendrës së Studentëve, e më pas atyre iu bëhen testet për të kuptuar nëse janë prekur me koronavirus./GazetaSinjali/