image Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Shqipëri

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

news image

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve ligjzbatuese të dy vendeve.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, të ekstraduarit akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale dhe mashtrimit kompjuterik, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.

Mes të ekstraduarve janë katër shtetas të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash: K. Q., alias J. H., alias J. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, A. P., alias Sh. P., 38 vjeç, D. P., alias E. S., alias D. B., alias F. P., 39 vjeç.

Po ashtu, është ekstraduar një 34-vjeçar i akuzuar për mashtrim kompjuterik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe I. L., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/