image Nesër i jepet lamtumira e fundit shoferit që vdiq nga sulmi me armë në Deçan

Sociale

Nesër i jepet lamtumira e fundit shoferit që vdiq nga sulmi me armë në Deçan

news image

Familjarët e viktimës që vdiq nga sulmi i mbrëmshëm me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit, kanë bërë të ditur se nesër Gani Gjokaj (shoferit të autobusit) do t’i jepet lamtumira e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë njoftuar se 40-vjeçari do të varroset nesër më datë 28 nëntor në ora 12:00 në varrezat e fshatit Skivjan, ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.

Nga të shtënat me armë zjarri drejt autobusit që po transportonte nxënës nga Gjakova në Deçan, humbën jetën edhe dy nxënës, ndërkohë u plagos edhe një tjetër, gjendja e të cilit është stabile./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "ME DHIMBJE TẾ THELLE NJOFTOJME TẾ AFERMIT, MIQTE DHE DASHAMIRET SE ME DATE 26.11.2021 VDIQ TRAGJIKISHT NỀ MOSHEN 40 VJEÇARE DJALI, BASHKESHORTI, BABAI dhe VELLAU YNỀ DASHUR GANI XHAFER GJOKAJ (17.03.1981 26.11.2021) VARRIMI TẺ NDJERIT BeHeTTe DIELEN ME DATE 28.11.2021 NỀ ORA12:00NE VARREZAT E FSHATIT SKIVJAN FUNERALINISET NISET NGA S”T”PIA TẾ NDJERIT 28.11.2021 SKIVJAN TẾ PIKELLUAR: FAMILJA GJOKAJ"