image Nesër i jepet lamtumira e fundit Fatlind Hysenajt që humbi jetën në aksident

Tragjedi/ Nesër i jepet lamtumira e fundit Fatlind Hysenajt që humbi jetën në aksident

news image

Nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Lëbushë të Deçanit do t’i jepet lamtumira e fundit, Fatlind Hysenajt, që vdiq në një aksident të rëndë trafiku.

Aksidenti në të cilin humbi jetën 21 vjeçari ka ndodhur rreth orës 02:48 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq të Deçanit. Dyshohet se aksidenti u shkaktua si pasojë e shpejtësisë së madhe, vetura e viktimës është përplasur në murin e një shtëpie.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe i riu tjetër me inicialet Sh.K.

Pas aksidentit Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë vozitësve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionet dhe t’i kenë masat mbrojtëse.

Njoftimi i familjes. /Gazeta Sinjali/