image Nesër fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç

Shëndetësi

Nesër fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nesër ( e enjte, 8 prill 2021) fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të ministrisë, vaksinimi i kësaj grupmoshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë ((Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Vaksinimi do të bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori”.

Ndërsa, për grupmoshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

Personat e këtyre grupmoshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net,  ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

Orari i vaksinimit kundër COVID-19

/Gazeta Sinjali/