image Këtu mund të aplikoni për t'u vaksinuar kundër COVID-19 - Sinjali

Këtu mund të aplikoni për t’u vaksinuar kundër COVID-19

news image

Mbrëmë në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID të kompanisë AstraZeneca, i cili përmban 24 mijë doza të kësaj vaksine, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nesër, e martë, do të fillojë vaksinimi i qytetarëve, derisa sot është vaksinuar kryeministri, Albin Kurti, drejtoresha e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli dhe infektologu i QKUK-së, Sali Ahmeti.

Dy kategoritë e para të qytetarëve që do të marrin kurën kundër koronavirusit janë punonjësit shëndetësorë dhe personat mbi 80 vjeç.

Të gjithë personat që janë të interesuar të vaksinohen kundër COVID-19, mund të aplikojnë online përmes platformës eKosova, në këtë LINK (https://ekosova.rks-gov.net/Service/14 ), në rubrikën “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin