Ekipi i xhudos së Kosovës do ta zhvillojë garën e parë ndërkombëtare për vitin 2022, raporton Sinjali Sport.
Xhudistët dardanë do të garojnë në Grand Prixin e Portugalisë, që mbahet prej nesër (e premte) e deri më 30 janar.
Në garë merr pjesë edhe kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e cila garon në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në të njëjtën kategori është edhe Erza Muminoviq. Flaka Loxha garon në -57 kg, ndërsa Laura Fazliu në -63 kg.
Medalistja e artë olimpike Krasniqi, garon nesër, e po ashtu edhe Muminoviq e Loxha në të njëjtën ditë, ndërsa Fazliu garon të shtunën. /Gazeta Sinjali Sporti/