image Nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në dy lagje të kryeqytetit

Kosovë

Nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në dy lagje të kryeqytetit

news image

KRU “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën nuk do të ketë ujë nga ora 10:00 deri në 18:00 në vendet si “Lagjja e Muhaxherëve” dhe “Bregu i Diellit” për shkak të disa punimeve që do të bëhen.

Ujësjellësi do të realizojë punime teknike në infrastrukturë, pra do të ndërrohet gypi i ujit AC fi 350 mm dhe do të vendoset gyp i ri.

Ujësjellësi thotë se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do të përpiqen maksimalisht për realizim sa më të shpejtë të këtyre punimeve, të cilat po i konsideron shumë të rëndësishme për dy lagjet e kryeqytetit.

/GazetaSinjali/