image Nesër do të mbyllet kjo pjesë e rrugës Prizren - Prevallë

Sociale

Nesër do të mbyllet kjo pjesë e rrugës Prizren – Prevallë

news image

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se një pjesë e rrugës rajonale Prizren – Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hoteli “Sharri” nga nesër do të jetë e mbyllur për të gjitha automjetet.

Arsyeja e mbylljes së këtij aksi rrugor do të bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshiqtja e vazhdueshme e dheut dhe gurëve.

Andaj, me këtë rast, ministria ka ftuar të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

“Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/