Një pjesë e lagjes Kalabria të Prishtinës do të mbetet pa ujë nesër, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, shkruan Gazeta Sinjali.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se nesër pa ujë të pijshëm do të mbesin dy anët e rrugës “Hazir Shala” të lagjes Kalabria në Prishtinë.
Duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 16:00, qytetarët e kësaj pjese do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.
Çdo investim në infrastrukturën e ujësjellësit realizohet për të pasur shërbime më të mira, për të gjithë konsumatorët e KRU “Prishtina” thuhet në njoftimin e tyre . /Gazeta Sinjali/